Është zbuluar identiteti i personit të cilët iu vendos një sasi tritoli në çatinë e banesës në lagjen “Borati” të qytetit të Krujës.
Ai është Altin keqi, një person pa precedentë të mëparshëm penal, pronar i dy serviseve të celularëve, një në Krujë e një në Fushë-Krujë.
News 24 raporton se vendosja e lëndës plasëse dhe sulmit dyshohet të jetë për shkak të konkurrencës.
Nga informacionet paraprake Keqi nuk njihet si një person problematik dhe nuk dihet të ketë probleme me dikë.
Megjithatë pritet ekspertiza dhe puna e grupit hetimor për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, mbi autorët e mundshëm dhe shkakun e sulmit me lëndë plasëse.
Krujë/Informacion paraprak
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.