MENU
klinika

Qeveria britanike “dorëzohet” përballë emigrantëve të paligjshëm

“La Manche do të vijojë të kalohet me gomone të paktën edhe në pesë vitet e ardhshme”

20.08.2022 - 12:30

Pavarësisht masave të paralajmëruara në vijimësi nga qeveria britanike në lidhje me emigrantët e paligjshëm të cilët hyjnë në territorin britanik kryesisht duke shfrytëzuar kanalin e La Manche, duket se ky fenomen nuk do të përfundojë së shpejti.

Ky fakt është pranuar edhe nga qeveria britanike, e cila ka njoftuar se fundi i fluksit nuk pritet të ndodhë së shpejti, madje ka shtuar se diçka e tillë pritet të vijojë me thuajse të njëjtin intensitet edhe në pesë vitet e ardhshme.

Deri në 50,000 persona pritet të kalojnë kanalin e rrezikshëm deri në fund të vitit, çka përkthehet në rreth 250,000 emigrantë të paligjshëm deri në vitin 2027.

Ndërkohë, kandidatja favorite për të zëvendësuar Boris Johnson në krye të qeverisë, është zotuar të ndalojë një herë e përgjithmonë trafikantët e njerëzve.

Por çështjet globale, situata në Afganistan, thatësirat, mungesat e ushqimit dhe kërcënimet terroriste në Afrikë, do të rrisin edhe më shumë numrin e migrantëve në Evropë dhe Britani.

Strategjia Kombëtare për Sigurinë Detare, e botuar këtë javë, vinte në dukje se paqëndrueshmëria globale do të thotë se lëvizja e njerëzve përtej kufijve ka të ngjarë të bëhet një sfidë më e madhe.

“Ata që kërkojnë një jetë më të mirë për familjet e tyre ose që ikin nga shtypja po përdorin rrugët tokësore dhe detare për të hyrë në Evropë. Ne presim që kjo të vazhdojë gjatë pesë viteve të ardhshme e më tej”, thuhej në raport.

Raporti, i cili ka pasur të dhëna nga Sekretarja e Jashtme Zonja Truss, Sekretarja e Brendshme Priti Patel, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, Sekretari i Transportit Grant Shapps dhe Sekretari i Mjedisit Grant Shapps, thotë se bandat e krimit të organizuar kanë “përfituar gjithnjë e më shumë nga më të dëshpëruarit në shoqëri”.

“Unë do të sigurohem që të kemi nivelet e duhura të forcës dhe mbrojtjes në kufijtë tanë. Ne duhet të thyejmë ciklin e bandave të tmerrshme dhe të ndalojmë njerëzit që bëjnë udhëtime të rrezikshme nëpër Kanal”, tha Truss.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”