MENU
klinika

Floriani: Krenar që lexoj fjalët e tua

Legjenda e boksit uron Florian Markun: Na gëzo!

24.08.2022 - 23:34

Na ndajnë edhe pak orë nga dueli i Florian Markut në Tiranë me meksikanin Miguel Parra Ramirez, sfidë që do të zhvillohet në “Air Albania” mbrëmjen e së enjtes, duke filluar prej orës 20:00.

Shumë personalitete dhe figura të shquara këto ditë i kanë uruar sukses boksierit shqiptar, duke filluar nga Kryeministri Edi Rama e shumë të tjerë. Por urimi special erdhi sonte nga një legjendë e boksit shqiptar si Luan Krasniqi, i cili nëpërmjet një postimi, shkruan:

“Nesër, në Tiranë, Florian Markun e pret një luftë e rëndësishme. Jam i bindur se me talentin e veçantë dhe vullnetin e vendosmërinë e tij, do të triumfojë, si edhe në luftën e kaluar. Unë e përgëzoj dhe uroj që me suksesin e tij të na gëzojë edhe mëtej!”

I menjëhershëm ishte reagimi i Florianit, që shkrujti: “Shumë i lumtur duke lexuar nga një legjendë i boksit, sic je ti, këto fjalë. Jam rrit duke parë ndeshjet e tuaja edhe sot ti shkruan për mua! Kjo është krenari! Faleminderit për përkrahjen, do të bej ty e të gjithëve ju që më perkrahni, krenar!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN