MENU
klinika

Gjesti altruist me fanellën e Botërorit 86’

Legjenda gjermane ia dhuron muzeut bluzën e Maradonës

25.08.2022 - 16:27

Diego Armando Maradona vijon të ketë impakt jo vetëm te njerëzit dhe tifozët e shumtë të futbollit, por edhe te legjenda dhe ish-futbollistë që luajtën krah tij ose kundër.

Një ndër ta është edhe Lothar Matthaus, ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë, që mes të tjerash, luajti edhe 2 ndeshje finale botërori kundër Maradonës, në Meksikë 86’ dhe Italia 90’, të dy ishin kapitenë.

Edhe pse kundërshtarë, ata patën respekt për njëri-tjetrin, madje edhe kur luajtën njëri për Napolin dhe tjetri për Interin. Dhe pikërisht për këtë lloj afeksioni, Matthaus i dhuroi Muzeut të Legjendave fanellën e mikut të tij, Maradona.

Ish-kapiteni i Gjermanisë e mori këtë suvenir unik nga Diego në vitin 1986, pas finales së Kupës së Botës në Meksikë. Tani, kjo fanellë do të jetë e ekspozuar për këdo në “Legends – The Home of Football”, në Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN