Robert Lewandowski ka luajtur në tri ndeshje të fazës përgatitore me Barcelona-n, por kjo duket se nuk e ka pakësuar entuziazmin e mijëra tifozëve që kanë qenë të pranishëm në Camp Nou për të parë prezantimin e tij.
Ndoshta detaji më interesant ka qenë se polaku ka dalë në fushë duke mbajtur fanellën me numrin 9. Ish-ylli i Bayern-it ka mbajtur numrin 12 gjatë ndeshjeve të fazës përgatitore, me 9-ën që është mbajtur nga Depay.
Niner! pic.twitter.com/CGqLtrGZzc
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2022
Lewandowski është shoqëruar në fushë nga presidenti Joan Laporta, i cili ka falënderuar drejtorin sportiv Mateu Alemany dhe vetë sulmuesin, por në mënyrë të pazakontë edhe menaxherin Pini Zahavi për mbylljen e operacionit.
“Mirëmëngjes Culers”, ka thënë Leëa në gjuhën katalanase, që është pritur me brohoritje nga të pranishmi. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, faleminderit!”, ka vazhduar ai.
Bon dia! @lewy_official flexing the Catalan! 💙❤️ pic.twitter.com/UaJwwvJmYj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2022
Numri i ri i zgjedhur nga polaku mund të jetë një sinjal për largimin e afërt të Depay, për të cilin flitet prej kohësh për një lamtumirë nga Camp Nou. Gjatë prezantimit të tij, Lewandowski ka entuziazmuar tifozët duke imituar gjestin e famshëm të Ronaldinho-s, duke e mbajtur topin mbi buzët e tij.