MENU
klinika

Çfarë thonë yjet?

Lexojeni (bëjeni) vetë fatin tuaj!

22.08.2022 - 12:49

        Koha është padroni i vërtetë. Të parët vështronin kubenë qiellore jo për të ëndërruar hapësira të largëta dhe të pakufizuara, por për të studiuar me kujdes shkrimin qiellor, që i lejonte të njihnin të ardhmen, prirjet e fatit, forcën e deteve dhe erërave, vetëtimat, orientimet e sakta për të themeluar një qytet, për t’i caktuar emrin të sapolindurit, për të ngritur një tempull, për t’u përgatitur për fatkeqësitë e historisë, të afërta dhe në të ardhmen./Konica.al

Qielli ishte kupola e kohës dhe jo e hapësirës, mbajtësi i potencialit, origjina e dukurive, burimi i këmbënguljes dhe i ndryshimeve. Pohimi se fati është shkruar në yje, nuk ka të bëjë vetëm me pararendësin e treguar nga çdo kombinim astral ose me lidhjet planetare që orientojnë astrologjikisht. Mund të jetë edhe kështu, por ndoshta është shpejtësia e dritës ajo që na shpjegon se ne kurrë nuk i shohim yjet në kushtet në të cilat gjenden: është distanca e tyre, që paraqitet në formë të përkohshme. Dhe për këtë arsye, edhe yjet nuk e shohin kurrë të tashmen tonë, por një kohë të largët, në të ardhmen apo në të shkuarën. Në këtë mënyrë, duket se na paraprijnë dhe se na përcaktojnë, sepse janë në një kohë të ndryshme nga ajo që po përjetojmë. Rendi i yjësive ka një pasqyrim kronologjik, formon një shkrim për t’u interpretuar. Prandaj, të soditësh kupenë e natës, veçanërisht në qiellin e qashtër veror, do të thotë të zhytesh jo aq shumë në pafundësinë e pakufizuar të kozmosit, por të shikosh kohën: bie fjala, një ndjesi unike, metafizike, paradoksale. Por një kohë pa kohëzgjatje, pafundësisht e vogël dhe në të njëjtën kohë e pamatshme, në të cilën skalitim gjurmën tonë, të përvojës, të kujtesës, të dëshirës. Në të vërtetë, qielli që po shikojmë nuk ekziston më, të paktën kështu mendojmë. Një kohë jolineare, progresive, por ciklike, e përsëritur, e shënuar nga kërkime të shkruara në qiell (Santillana dhe von Dechend, “Mulliri i Hamletit”).

Gjithsesi, vetëm braktisja e çdo qëllimi, e çdo pritshmërie e bën atë që vrojtojmë tani – të përjetshme, hyjnore, të huaj për vullnetin tonë. Si rrjedhojë, le të shohim kohën, pra, jo hapësirën, por kohën e cila është në disa akse paralele dhe shumëfishon realitetin tonë. Pra, të mos ndihemi të ndrydhur nga ajo që ndodh, kush do që të na përcaktojë, nuk ka për të fituar. Në vend të kësaj, do të jetë zemërimi ynë, habia ose lutja jonë, që do të na shpëtojë: kështu do të përpiqemi, sa më shumë që të jetë e mundur, të zotërojmë kohën tonë. Të lexojmë yjet./Konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” vjen i restauruar për publikun

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen