MENU
klinika

9 stadiume gjermane përdorin gazin rus

Lufta prek edhe Bayern, “Allianz Arena” fik dritat

04.08.2022 - 13:23

Energjia elektrike po shtrenjtohet dhe gazi po mbaron, ndikuar nga lufta. Në të gjithë Gjermaninë flitet se dimri i ardhshëm do të jetë i akullt. Dhe kriza energjetike që ka shkaktuar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka kursyer as klubin e Bayern, duke prekur tempullin e tyre “Allianz Arena”.

Nëse aktivizohet plani i urgjencës së gazit, stadiumet e Bundesligës rrezikojnë gjithashtu të mbyllen në dimër. Sipas “Sportbild”, 9 nga 18 impiantet e skuadrave kanë ngrohës fushe me gaz, që mund të nënkuptojë se ndeshjet në vitin 2023 mund të anulohen për shkak të borës dhe akullit nëse rubineti i gazit ndalet më 1 janar.

Kjo është arsyeja pse Bayern është përfshirë në kauzën e uljes së kostove të energjisë. Zëvendësi i bordit të Bayern, Jan-Christian Dressen, pranoi marrjen e masave.

“Ndriçimi i stadiumit do të mbahet ndezur vetëm për 3 orë pas rënies së natës, por edhe kondicionerët do të fiken. Shpresojmë të mos jetë një dimër i acartë dhe i zgjatur” – u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN