MENU
klinika

“Zonja e flamurëve”

Marigo Posio, qëndistarja e historisë…

23.08.2022 - 13:37

        Me mbiemrin e vajzërisë Poçi, Marigo Pozio lindi në Korçë, më 2 shkurt 1882. Ishte e bija e priftit Kosta Poçi dhe e Lenka Ballaurit, me prejardhje nga Voskopoja. I ati, Kosta Poçi, kishte lidhje farefisnie e sidomos idesh me shumë nga atdhetarët e shquar korçarë, që vepronin brenda dhe jashtë vendit.

Marigoja do të rritej në një mjedis atdhedashës. Që herët spikati ndër shoqe, për zgjuarsinë dhe dashuri Ajo kishte dhe dy motra: Urani Poçin (e martuar me Kristo Floqin) dhe Angjeliqi Poçin (e martuar me Koço Kottën, kryeministër në kohën e mbretit Zog).

Sipas Zhaneta Poçit, mbesë e Marigo Pozios, Marigoja e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Dom Mark Vasës, për pajën e saj, qëkurse ishte çupë. 18-vjeçare, Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Këtë flamur, ajo ia dha Ismail Qemalit.

Më pas, në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 – 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.

Marigoja u martua me Jovan Pozion nga Hoçishti i Devollit. Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Marigoja do të lindte tri vajza, Evridhiqin, Fereniqin dhe Lirinë. Evridhiqi u martua me një ushtar italian dhe emigroi.

Të gjendur nën përndjekjen e turqve, shumë patriotë korçarë u shpërngulën në Vlorë. Ndër ta ishte dhe Marigoja me të shoqin, Jovanin. Këtu nisi më me vrull puna e saj e palodhur për përhapjen e ideve patriotike dhe shkrimit shqip. Me të ardhur në Vlorë, Marigoja do të fillonte një veprimtari të gjerë politiko-patriotike dhe emancipuese duke e shndërruar shtëpinë e saj në një çerdhe të vërtetë atdhetare, ku zhvilloheshin biseda për fatin e mëmëdheut e sidomos për gjendjen e keqe të gruas shqiptare. Ajo u mësoi shumë vajzave dhe nuseve të reja vlonjate alfabetin dhe u dha të lexonin gazeta e libra shqip.

Ajo ishte një nga gratë më të shquara shqiptare, një aktiviste e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe Lëvizjes për Pavarësi, si dhe konsolidimit të statusit social të grave shqiptare. Por më së shumti, Posio kujtohet për qëndisjen e flamurit të ngritur nga Ismail Qemali gjatë Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912. Ajo rridhte nga një familje me tradita të shquara. Qëndisjen e flamujve me shkabën dykrenore e vijoi edhe më pas, duke marrë dhe emrin “Zonja e flamurëve”.

U mësonte vajzave shkrim e këndim, u lexonte poezitë e rilindësve, u mësonte qëndisjen. Marigoja ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në mbarëvajtjen e klubit “Labëria”. Punonte krahas burrave për përhapjen e ideve, botonte në gazeta të ndryshme, mbante letërkëmbime me atdhetarë brenda e jashtë vendit. Marigoja shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi.

Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre dhe më vonë me shëndetin e Marigosë, për shkak të tuberkulozit. Kristo Floqi ngriti zërin më 9 dhjetor 1928, duke akuzuar autoritetet shqiptare se kishin harruar kontributin e saj.

Marigo Posio nuk e mori “statusin e veteranit”, ashtu si shumë të tjerë. Gjatë viteve të fundit të jetës madje kishte humbur shikimin. Vdiq e lënë pas dore dhe u harruar në vitin 1932, në moshën 40-vjeçare, dhe u varros në Manastirin e Zvërnecit.

Patriotja ndërroi jetë në Tiranë, më 23 gusht 1932.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit