Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter ku përshëndet arritjen e një marrëveshje për njohjen e dokumenteve identifikuese respektive nga Kosova dhe Serbia, nën “bekimin” e Bashkimit Europian.
“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot👍”, shkruan Rama në Twitter.
Sipas marrëveshjes së arritur, të dyja vendet kanë lëshuar pe duke hequr dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve në kufi.