MENU
klinika

Ligue 1, Java 3

Mbappe gol pas 8 sekondash, PSG “7 ballë”

21.08.2022 - 22:37

PSG jo vetëm që nuk ka rivalë në Francë, por argëtohet duke mposhtur në transfertë një skuadër të fortë si Lille. 1-7 rezultati final, tri ndeshje dhe 3 fitore, 17 gola të realizuar dhe 3 të pësuar, bilanc që vetëm parizienët mund ta shënojnë.

PSG e ka zhbllokuar shumë shpejt. Aksioni i parë, goli i parë! Vetëm tetë sekonda u kanë mjaftuar kampionëve të Francës për të zhbllokuar sfidën. Messi nis një top të gjatë dhe Mbappe nuk fal. Miqtë dominuan totalisht, Messi shënon golin e dytë.

Pastaj do të ishte radha e Hakimit pas pasimit të Neymar. Ky i fundit realizoi vetë në fundin e pjesës së parë pasi një topi të nisur nga Messi. PSG pati edhe raste të tjera. 0-4 mbyllet pjesa e parë.

Me të nisur e dyta Parisi shënon sërish. Neymar realizon të pestin, por duhet vlerësuar altruizmi i Mbappe. Dy yjet duket se kanë lënë pas kontradiktat, pasi janë përqafuar në të gjithë rastet e golave. Dy minuta më pas vendasit shënojnë me Bamba golin e nderit.

Për të ardhur në minutën e 66-të, kur Neymar dhe Mbappe kombinojnë mirë dhe ky i fundit shënon. Dopietë edhe për Mbappe. Kjo skemë përsëritet edhe në 87’ dhe mbyllet 1-7 për PSG. Tripletë e Mbappe, Neymar shkon në 6 asiste në 3 ndeshje dhe 5 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN