MENU
klinika

Propagandë lufte...

Mediat ruse krahasojnë kancelarin gjerman Olaf Shcholz me Hitlerin

27.08.2022 - 12:46

Propaganda e Kremlinit kundër Gjermanisë në mediat ruse po përshkallëzohet, deri në pikën kur kancelarin gjerman Olaf Shcholz e krahasuan me diktatorin dhe liderin e nazizmit, Adolf Hitler.

Ndërsa po bënte krahasimin, mdoeratori rus Vladimir Solovyov në programin e tij televiziv u shpreh për kancelarin gjerman se se: “Ai thjesht dëshiron të jetë si idhulli i tij (Hiletrit)”

Sipas tij, Scholz është “plotësisht i çmendur”. Gjatë gjithë programit, Solovyov krahasoi Gjermaninë e sotme me stereotipet naziste.

Të enjten, Scholz ndoqi programin e trajnimit për ushtarët ukrainas në tankun anti-ajror Gepard në Putlos (Schlesëig-Holstein) dhe gjithashtu u ngjit në një tank kundërajror Gepard. Ndërkohë që autoritetet gjermane janë shprehur të gatshëm që të dërgojnë 30 tanke në Ukrainë.

Këto imazhe u dhanë shkas rusëve që t’i mëshojnë propagandës që të gjithë ata që janë kundër tyre, janë fashistë e nazistë. Logjika e propagandës ruse është se meqenëse Bashkimi Sovjetik mundi nazistët, rusët janë dhe do të jenë gjithmonë antinazistët e mirë. Dhe, tani që Rusia ka pushtuar Ukrainën, ukrainasit janë nazistë të këqij. Sipas kësaj logjike absurde, një shtet që mbështet Ukrainën është gjithashtu një vend nazist.