MENU
klinika

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe

“Rusia partner i rëndësishëm në furnizimin me armë”

12.08.2022 - 13:37

Në kulmin e akuzave verbale mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit, mediat në Serbi raportojnë se vendi i tyre është duke investuar në armatime.

Agjencia e lajmeve “Beta” raporton se vitin e kaluar Serbia kontraktoi prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në vlerë prej një miliard e 318 milionë dollarë amerikanë, që paraqet një shumë më të madhe se vlera totale e të gjitha prokurimeve që nga fundi i vitit 2016, kur filloi procesi i modernizimit të Forcave të Armatosura të Serbisë. Sipas portalit, bëhet fjalë për 287 kontrata individuale të nënshkruara me 31 shtete.

“Të dhënat nuk janë të specifikuara kur bëhet fjalë për pjesën e shumës së atyre kontratave të destinuara për Forcat e Armatosura, por janë të rëndësishme për vlerësimin sepse Jugoimport-SDPR është përgjegjëse për të gjitha blerjet e aseteve me rëndësi strategjike për qëllime ushtarake, dhe lista përfshin praktikisht të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake”, shkruan media serbe.

Portali shton se disa nga kontratat janë nënshkruar për nevoja të prodhimit vendor në fabrikën Combat Complex Systems dhe të tjerat që janë 100 për qind në pronësi të Jugoimport-SDPR, por ndërkohë lidhet dhe me tensionet e parashikuara nga inteligjenca serbe në lindje.

“Rritja dramatike e blerjeve të armëve nënkupton kontrata të reja të mëdha. Një partner i rëndësishëm ishte Rusia, nga e cila porositi katër helikopterë luftarakë Mi-35M, tre transportues Mi-17V-5, dy bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore Pancir-S1M, sisteme për veprime kundër-elektronike dhe luftë kundër dronëve, etj. Sigurisht, është një çështje e një mbikëqyrjeje të madhe dhe pakujdesi për të kontraktuar prokurimin e pajisjeve me një vend që po përgatitej për luftë dhe ne supozojmë se puna e inteligjencës së Serbisë dha informacion në kohë dhe të saktë për situatën në lindje”, shkruan media serbe.

Portali sqaron se investimi lidhet dhe me mjete inteligjente, si radarët GM400, GM200 dhe GM60, që do të prokurohen nga Franca për sistemin e vëzhgimit dhe raportimit ajror dhe për njësitë e mbrojtjes ajrore. Pjesë e porosis janë dhe dhjetë H 145 M, të porositur nga kompania Airbus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serbia është pa dyshim objektivi kryesor

Korrupsioni në Ballkan, “miku besnik” i Rusisë

Nga Deutsche Welle

Një BE në miniaturë?