MENU
klinika

Pjesë nga seanca e sotme gjyqësore

Mendy i tha “viktimës”: Kam shkuar me 10 mijë femra

18.08.2022 - 16:43

Prestigjozja britanike “The Mirror” ka publikuar detaje nga dëshmia e futbollistit Benjamin Mendy (Manchester City) dhe një prej “viktimave” të përdhunimit. Sipas medias në fjalë, Mendy është shprehur se ka bërë seks me 10 mijë femra: “Nuk ka asnjë problem, kam bërë seks me 10 mijë femra”.

Nuk dihet se sa e vërtetë është një deklaratë e tillë. Gjatë seancës së sotme në gjyq, është trajtuar rasti i përdhunimit të një vajze në vitin 2020, të cilën Mendi e kishte ftuar në rezidencën e tij luksoze.

Ata ishin futur në një prej dhomave “sekrete”, ku sipas pretendimeve të saj, Mendy e kishte hapur përmes sistemit të njohjes së gishtit (fingerprint system). Më tej, ai i kërkoi telefonin vajzës dhe i ka parë të gjitha fotot që kishte.

Sipas dëshmisë së vajzës, në rezidencë ishte dhe sulmuesi i Manchester United, Lingard, pretendime që nuk janë vërtetuar. Pasi kanë biseduar në dhomë, Mendy i ka kërkuar vajzës që të zhvishet.

“Më tha që të zhvishem për të më parë trupin, por pa më prekur. Pasi u zhvesha, ai më kërkoi që të bënim seks. E hodhi telefonin tim në krevat. Kur unë shkova për ta marrë, ai më shtyu në shtrat, dhe erdhi pas meje dhe më detyroi që të kryeja marrëdhënie me të” – ishte deklarata e vajzës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I përgatitur për vepra seksuale"

Përdhunoi 13 femra, prokurori fundos Mendyn