E ardhmja e Neymar mbetet akoma e paqartë në prag të mbylljes së merkatos së verës. Duket se drejtuesit e Paris Saint-Germain do të provojnë ta largojnë brazilianin deri në momentet e fundit.
Zërat e fundit flasin për një transferim të mundshëm të yllit të PSG-së te Chelsea, me kampionët e Francës që duket se ia kanë ofruar lojtarin londinezëve.
O’Ney, 30 vjeç, e ka nisur shumë mirë sezonin, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë gjashtë asuste në pesë ndeshje të luajtura deri tani. Sipas The Daily Mail, Chelsea-t i është ofruar mundësia për të siguruar shërbimet e Neymar para mbylljes së merkatos së verës këtë javë.
Drejtuesit e PSG-së janë të vendosur ta largojnë Neymar-in për shkak të problemeve që mund të ketë klubi nga Fair Play Financiar.
Megjithatë, duke parë se Chelsea po punon për zgjidhje të tjera, si ylli i Barcelona-s Pierre-Emerick Aubameyang, dhe duke marrë parasysh çmimin dhe rrogën e lartë të Neymar, një marrëveshje duket shumë e vështirë që të arrihet.