Edhe pse nuk u martuan kurrë dhe tani janë ndarë, Pique dhe Shakira kanë krijuar një pasuri që i ka lejuar të kenë edhe një avion privat. Nëse pas ndarjes së tyre, shqetësimi më i madh është se kush do ta ketë kujdestarinë e fëmijëve, tani, pasi kjo çështje është zgjidhur, ka ardhur koha të ndahen të mirat materiale.
Argumenti sillet rreth një “Learjet 60XR”, avion privat që mund të strehojë deri në 10 pasagjerë dhe aktualisht vlen rreth 20 milionë dollarë.
Sipas raportimeve të mediave, avioni ka një dhomë gjumi dyshe, një dhomë ngrënie familjare dhe një dhomë ndenjeje me TV, të gjitha lehtësitë për udhëtime familjare.
As Shakira dhe as Pique nuk duan të heqin dorë nga ky mjet luksoz transporti, i cili nuk është një shpenzim që nuk mund ta përballojnë edhe veç e veç.