MENU
klinika

Hierarkia

Messi indiferent, ja kush do t’i gjuajë penalltitë te PSG

19.08.2022 - 11:58

Kur bëhet fjalë për yje, është më mirë që gjërat të sqarohen dhe të shmanget një situatë ku problemet vazhdojnë përpara për një kohë të gjatë. Kështu, te Paris Saint-Germain, trajneri Galtier ka marrë komandën dhe ka zgjidhur çështjen delikate të penalltive pas përplasjes mes Mbappe dhe Neymar gjatë dhe pas ndeshjes me Montpellier.

Francezi ka gjuajtur dhe humbur një penallti, ndërsa braziliani ka vendosur të gjuajë të dytën duke shkaktuar pakënaqësinë e shokut të ekipit. Një episod që ka shkaktuar shumë polemika.

Tani, siç ka bërë të ditur Marca, Galtier ka thirrur ekipin dhe ka sqaruar çështjen e penalltive duke e përcaktuar vetë ai rendin e gjuajtësve. Kylian Mbappe do të jetë zgjedhja e parë dhe Neymar i dyti.

Po Messi? E përditshmja spanjolle ka shpjeguar se argjentinasi duhet të jetë i treti në radhë. Megjithatë, argjentinasi duket se nuk ka dashur kurrë të futet në mes të kësaj situate duke qëndruar mënjanë dhe duke lënë që çështja të zgjidhej mes të dyve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN