MENU
klinika

“Nuk kishte asnjë mesazh të fshehtë për mua”

Meta flet për marrëdhëniet me ambasadoren amerikane

26.08.2022 - 19:38

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për marrëdhëniet me SHBA-në dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim në Tiranë, pasi kjo e fundit bëri një reagim disa ditë më parë për reformën në drejtësi.

Gjatë një interviste për Faxëneës, Meta tha se ambasadorja amerikane, në reagimin e saj nuk dha asnjë mesazh të fshehtë për ish-Presidentin.

Sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në i ka të shkëlqyera, teksa shton se vetëm dy persona kanë probleme në Amerikë, gruaja e Bilalit dhe Lulzim Basha për shkak të dosjes “Muzin”.

Pyetje: Ndiheni i sulmuar pas hetimeve nga SPAK?

Meta: Ndihem shumë i vlerësuar nga të gjitha sulmet që më bëhen për llogari të mafies në pushtet. Kjo vetëm se më motivon më shumë mua dhe PL-në, për ta nisur shtatorin me “Ramoviç shporru”.

Pyetje: Reagimi i ambasadores Yuri Kim për reformën në drejtësi, kishte një mesazh të fshehtë për ju?

Meta: Nuk ka se si të ketë mesazh të fshehur për mua, mesazhet e mia kanë qenë të hapur ndaj të gjithëve që kjo ka qenë reformë e dështuar. Është kapur prokuroria nga Edi Rama. Është vetë ai që në konfgresin e fundit ku e bëri të qartë se SPAK është krijesë e PS-së. Ekzistencën e vetë ia detyroi partisë. Është e qartë se kush janë personat që i bëjnë presion drejtësisë. Shqipëria ka rënë 26 vende përsa i takon treguesit antikorrupsion. Është vendi i dytë në botë për dhënien dhe marrjen e rryshfetit pas Zambias.

Pyetje: Si janë marrëdhëniet tuaja me ambasadoren amerikane Yuri Kim?

Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe do jenë të shkëlqyera në mënyrën më absolute. Dy persona kanë probleme me drejtësinë e SHBA-së. Një është gruaja e Bilalit që është në krye të qeverisë. Tjetri dihet se kush është, miku i Muzinit. Është kënaqësia më e madhe nëse dikush më kërkon të më pyesë. Sepse do u bëj publike të gjitha çështjet për të cilat pyetem dhe përgjigjet e mia. Ne do vijojmë me aferën e inceneratorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Unë e kap demin prej brirësh dhe e hedh në tokë”

Meta mesazh Ramës: Mos më dil përpara…