MENU
klinika

“Unë e kap demin prej brirësh dhe e hedh në tokë”

Meta mesazh Ramës: Mos më dil përpara…

24.08.2022 - 20:25

“Mos më dil përpara me këta lepurushë, unë e kap demin dhe e hedh në tokë”. Ky është mesazhi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta drejtuar kryeministrit Edi Rama pas hetimeve që ka nisur SPAK dhe pretendimeve të Autoritetit të Dosjeve se ish-Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit.

Gjatë një interviste, Meta e quan qeverinë e Ramës një “sekt perversësh” të cilët mendojnë çdo ditë si të vjedhin më shumë para.

Meta: Besoj se është shumë vonë pranvera për zgjedhje. Do ketë një pranverë më herët ndaj atij të vitit tjetër. Ne do menaxhojmë në mënyrën më të shkëlqyer dëshirën për ndryshim. Është një ndryshim i vonuar.

Pyetje: 3 mesazhe për Ramën, Veliajn dhe Arben Krajën?

Meta: Vetëm një mesazh kam për Ramoviçin, “is in the final countdown” (numërimi mbrapsht po përfundon). Mos më dil përballë as me lepurushë dhe as me lepurushe, se unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe, siç e kam bërë dhe në të kaluarën. Ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet e tua me bandat kriminale për të goditur opozitën për të inskenuar krime politike. Ti i ke dosjet plotë, përpiqu që të lehtësosh veten, do dënohesh me ligjet e tua dhe me firmat e tua të pafalsifikuar. Do kesh mjekun tek koka, por edhe policin tek dera që do të respektojë shtetin e së drejtës. ASnjë hakmarrje, vetëm zbatim të ligjeve të tua për firmat që ke hedhur.

Pyetjet: Mendoni që këto veprime të organeve të ndryshme do ju nxjerrin nga politika?

Meta: I dashur miku im, përballë jush është një student i dhjetorit, ndërsa tani fëmijët i ka më të rritur se sa kam qenë aq kohë. Jam i specializuar me këto historira me prokurori dhe gjykata. Tani nuk ndaloj askënd që të ikë me Ramoviçin. Ai përpiqet të vjedhë më shumë çdo ditë. Ky sekt perversësh nuk kanë lidhje me kombin tonë dhe shoqërinë, dhe nuk kanë lidhje me ata socialistët që i kanë shërbyer Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk më kanë thirrur, nëse e bëjnë do shkoj”

Meta për SPAK: Le të hetojnë çfarë të duan!