MENU
klinika

“Në ditët e ardhshme do të shikoni skandale më të rënda”

Meta: Ora e rivendosjes së rendit kushtetues është shumë e afërt

29.08.2022 - 13:34

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi gjatë një konference për shtyp nga selia e PL-së se ora e rivendosjes së rendit kushtetues në vend po afron.

Në fjalën e tij Meta u ndal dhe te denoncimi i bërë nga PL në lidhje me ndërtimin e ujësjellësit të Memaliaj, ku nisja e punimeve u bë dy muaj e gjysmë para se të lidhej kontrata me kompaninë fituese të tenderit dhe dy ditë para se të zhvillohej prokurimi.

Meta theksoi se me prova dhe dokumente do të denoncojnë të gjitha vjedhjet e bëra nga kjo qeveri dhe ftoi çdo zyrtarë dhe qytetar t’i bashkohet në këtë rrugëtim, në mënyrë që të çojnë përpara drejtësisë të gjithë drejtuesit që kanë kryer vjedhje.

“Kur bëhen tenderat në këtë mënyrë a e kuptoni se çfarë bëhet me konkurset për në administratë, ku një kontigjent i madh po s’patën kryer vepra penale nuk mund të marrin dot pozicionin e punës. A e patë aty ministrin e Brendshëm, e kuptoni çfarë bëhet me konkurset në policinë e Shtetit. A e kuptoni se çfarë bëhet me provimet e maturantëve, me tokat, me hipotekat a e kuptçfarë bëhet me çdo gjë në këtë vend. Kjo është arsyeja e largimit të shqiptarëve nga vendi.

Nuk kemi atdhe për të humbur, as për të shitur dhe kurrsesi për të tradhtuar. Zgjidhja është të gjithë së bashku për të rikthyer rendin kushtetues, për të rikthyer drejtësinë e kapur si dhe për të rikthyer barazinë përpara ligjit të të gjithë qytetareve shqiptarë. Mjet i pazëvendësueshëm për këtë mbetet referendumi. Në ditët e ardhshme do të shikoni skandale akoma më të rënda. Sot dolëm në një rast konkret dhe renditëm nenet që duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë personat e përfshirë duke filluar nga kryeministri. Ndaj i kam bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të mos bëhen bedela të kësaj qeverie në largim. Përpëlitjet e fundit të kësaj klike korruptive dhe antishqiptare shtojnë vullnetin e shqiptarëve të jenë në lartësinë e detyrës për t’i dhënë fund një eksperimenti që u bë në këtë vend, ku njerëzit u kthyen në kavie dhe kushtetuta në një letër të rëndomtë. Ora e rivendosjes së rendit kushtetues është shumë e afërt. I ftoj të gjithë qytetarët dhe zyrtarët e ndershëm të dokumentojnë çdo vjedhje. Është detyrë e tyre t’ë dalin në anën e duhur të historisë”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rinia në veprim, rinia për lirinë”

Meta publikon mesazhin: Të shpërndahet anembanë vendit…


"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë