MENU
klinika

“Gramshi” mund t’iu kushtojë vizat rusëve

Ministrat e BE mblidhen për të diskutuar ‘spiunazhin’ në Shqipëri

22.08.2022 - 12:29

Çështja e rusëve dhe ukrainasit të arrestuar të shtunën në Shqipëri nën akuzën për spiunazh do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 31 gusht, sipas Euractiv.

Njëkohësisht, blloku 27-vendësh po shqyrton daljen me një qëndrim të unifikuar nëse duhet t’u jepen viza afatshkurtra qytetarëve rusë.

“Incidentet në Shqipëri vijnë pas një dileme të vazhdueshme të vendeve të BE-s nëse duhet ‘t’u binden’ thirrjeve të Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok”, shkruan Euroactiv.

Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Finlanda njoftoi javën e kaluar se do të kufizojë numrin e vizave në vetëm 10% të rasteve. Vendet e tjera të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Portugalinë, janë të rezervuar në lëshimin e vizave.

Shqipëria, nga ana tjetër, mori vendimin që të lëshojë viza turistike për rusët, në mënyrë që sa më shumë turistë të vizitojnë vendin.

Ukrainasi Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Ata u arrestaun menjëherë pas sulmit ndaj dy ushtarëvenë ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi donin të futeshin brenda ndërsa nuk lejohet. Veta ata thonë se janë blogerë e fotografë dhe mohojnë akuzat. Dy ushtarët kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fotografja që kapte imazhet e uzinave të braktisura”

Mediat prestigjioze për rusen Svetlana Timofoevan

“Në Uzinën e Gramshit... 5 ton lëndë plasëse”

Gazetarja Anila Hoxha nxjerr e-mailin e ministrisë së Mbrojtjes


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”