MENU
klinika

Çmimet e larta të karburanteve

Ministrja e Financave merr në mbrojtje Bordin e Transparencës

22.08.2022 - 10:46

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka marrë në mbrojtje Bordin e Transparancës lidhur me çmimet që vendosin për karubrantet në vend.

Ministrja u pyet nëse ka ardhur koha që ky Bord të shkrihet, dhe se reflektimi i tyre për çmimet është i menjëhershëm kur në bursa ka rritje të çmimeve.

Ministrja tha për gazetarët se kjo nuk është e vërtetë. Por saktësoi se Bordi në Shqipëri merr vendime për naftën e rafinuar dhe jo naftën në bursa.

Madje tha se kur çmimet në bursa rriten, ata “mundohen ta shtyjnë mbledhjen”.

“Unë besoj që ajo fjali që sapo thatë është supozim aspak i bazuar në relitet, është e kundërta, ju ftoj të analizoni ecurinë e cmimeve të bursës për produktet që janë nën ombrellën e bordit dhe jo të bordit për naftën bruto që ka një lëvizje të ndryshme nga nafta e rafinuar.
Bordi për cminet e naftës së rafinuar, benzinës e gazit e në asnjë rast bordi nuk është mbledhur ne kundërshtim me rritjen apo uljen e këtyre cmimeve.

Me pasqyrimin e një ulje të cmimeve në bursat ndërkombëtare për produktin që tregtohet në vend bordi mblidhet menjëherë ndërkohë që mundohet ta shtyjë mbledhjen kur kemi raste të rritjes së cmimeve në bursë.

Vendimet janë transparente dhe mos e dezinformoni opinionin publik“, tha ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Rama: Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë

Turi i kryeministrit vazhdon sot me shqiptarët në Itali

“Kush tërheq litarin do mbytet”!

Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

“Vende të BE po marrin shembull marrëveshjen tonë”

Pas polemikave, Meloni optimiste për paktin me Ramën

3,3 milionë në 5 muajt e parë të vitit

Rekord pasagjerësh në Rinas