MENU
klinika

Si do e presë moderatorja

Mos vallë Monika zbuloi gjininë e fëmijës së Einxhel dhe Dagz?

19.08.2022 - 11:59

Megjithëse për shtatzëninë e Einxhel flitej prej kohësh në rrjet, ajo vetëm së fundmi është ndjerë gati për t’i dhënë publikut këtë lajm të bukur.

Einxhel dhe Dj Dagz po bëhen prindër për herë të parë, duke plotësuar kështu dëshirën që folën përciptazi në “Big Brother” për t’u bërë prindër.

Dashuria e tyre po kurorëzohet tashmë me dhuratën më të bukur, një fëmijë, për të cilin është folur goxha brenda shtëpisë së famshme. Teksa banorët bënin plane si do t’i martonin dy konkurrentët, flisnin edhe për fëmijën e ardhshëm (që më në fund po vjen).

Monika ishte një prej banoreve që i thoshte Einxhelit dhe Dagzit se fëmija i tyre do të dilte shumë i bukur.

“Eh e para që ta thashë për bebin, s’kishte nevojë për mbushje mendje. I kisha shumë të qarta gjërat për ty. Kaq kisha tani për tani. Më vonë do të vi të të marr nuse nga ana e Dagz. Do jem krushke nga Prishtina” – ka deklaruar Monika.

“Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj por edhe e jona”, ka shtuar ajo, duke na bërë të dyshojmë se çifti po pret vajzë.

Megjithatë, as Einxhel dhe as Dagz s’kanë folur për gjininë e bebit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja konfirmon shtatzëninë

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po bëhen prindër