Ky Gusht nuk është i zakonshem. Marazet shkojnë e vinë si retë. Qetesi para stuhisë. Opozitaret që nuk brejnë hekur me dhëmbe , ata si puna ime janë strukur nën pisha mali e deti dhe mejtonjë qysh u mbush e qysh u derdh pa ja gjetur fillin.
Të tjeret , ata që të marrin gjak në vetull, ata që kauzat publike i kanë më të shenjta se rehatinë personale, po farketojnë almiset dhe sapo të jepet urdheri në shtator kapnje per zhelesh do vershojnë si lum duke i rikthyer ketij vendi të zhuritur demokracinë e vertete. Të territoriales dalin si rrobaqepesit në perrallen e Andersenit dhe i qepin rroba të reja atdheut me drojen se ai lakuriq do mbetet prapë.
Në Tiranë kudo urojnë paç fatin e Gazhelit dhe u rritsh e u bëfsh trim si Ceno ! Ata portofolin ta bëjnë si leter duhani. Bëmat e inceneratorve nuk kanë të sosur. Ditë e re e mesele e vjeter. Çudira degjojmë per fakirë mbi të cilët janë regjistruar miliona euro. Nafta nuk zbret per qamet, duket sikur Bordi e merr rrogen tek grosistet e hidrokarbureve dhe jo në shtet.
Shiu erdhi sapo pa deshperimin e Nikos per të shuar zjarret. Mbet i gjori duke derdhur ujë nga aeroplani po ato hiç !
Bora me këtë rast shkroi një poezi ! “Eja o shi me lezet se Babo ty po të pret ! Mbi zjarret bjer me furi deshperoji armiqtë tij! Na sperkat ti o shi per Babon me dashuri”!
Ditmiri kur e lexoi desh qau. Eh tha me vete si nuk e bëra edhe unë një të tillë. Mbase po ta bëj tani ku i dihet Babos mund ti pelqejë?? Frymezimi e la kur kujtoi sesi pasi shkoi në kongres mbi një zetor me jonxhe asgjë nuk ndodhi.
Babo ka qënë i vrenjtur keto kohë. Anija është shpuar dhe po fut ujë. Të keqen e barkes së Turit që bëri ç’bëri e nxorri në breg. Ai i ka zët tradhetoret e tradhetitë. Për të tillë e ndeshkoi edhe Tigrushin e gjorë i cili me flakët e hidherimit gjuan tanimë për ti zhigatur nurin Beles të ulur në karriken ku ai kolovitej!
Babo e di kush qesh kur duhet qarë, kush gezohet kur duhet hidherim ndaj koka e tij ngjan si arka e Noas. Aty në shtator do mbeten vetem të perzgjedhurit.
Keto ditë mori udhen e Azisë duke rëndur si i marri për të takuar Atin Erdogan. Ai e porositi ” bir ruhu nga dinsëzet” dhe i kujtoji që “druri ka dalë nga xheneti” ndaj shetitjua doren.
Më i heshtur është kthyer se ka ikur. Porti i ri i Durresit e ka trazuar u bë shqetesim i madh sapo u tha që u firmos marreveshja. Si mund ta durojnë armiqte e jashtem por më shumë të brëndëshmit këtë gjë se Babo ka plot të tillë.
Nga të vetet të merzitur që i ka larguar e të tjerë pa hise thonë lart e poshtë që është piramidë, ndaj nuk duhet të blini aty që të shpetoni kursimet!
Po keshtu haram e ka shpallur dhe ish Presidenti Meta. Zëra ka që do ndertohen dhe njëzet xhami moderne brënda kompleksit që njerzit ti falen Zotit në menyrë që të bëhet xhehnem mbi tokë.
Megjithë zezonat që vertiten në ajri duket sikur ministrushet dhe ministreshat po pushojnë. Enigmë mbetet fati i Ulsiut në e ka tejkaluar vetminë që i shkaktoi ikja e Belindes në krahun e djathtë të Babos. Nuk dihet në po abronxohet?! Në rreze po merr që mes Delines dhe Evisit të shkelqejë në pozitat e ashikut lozonjar në vjeshtë apo si Ago Ymerit as i hahet e as i pihet po thjesht lengon duke u lutur që e shkuara të kthehet si e ardhme!?
Elisa thonë se po pergatitet të zevendesojë Tezen tek Turizmi dhe asnjëra nuk po pushon si duhet. Babo ka vetem një merak po i dha portofol Elises kush do ja thotë Doktorit ato që vetem ajo mundet !!? Gjeneral Kollçaku është parë në rrobaqepes meqenese shefat e shtabit janë në modë qysh me Baken po nuk dihet i ka per qejf apo per tek Nikua?!
Damo në duart e Babos ka vendosur shpirtin e tij po i tha ai të kthehet në qeveri kthehet ai po i tha të rrijë, rri ai, bereqavers në çdo rast.
Edhe Krifca nuk duket se e pret me qejf atë të mallkuar shtator , delet dhe dhitë po aq sa Braçja e kanë marrë zët. Babua po nderdyzet. Delina duke qeshur verdiktin pret i cili duket se do e çojë në prodhim për të rikthyer Denajn apo ndonjë nga “shoqeria civile” si Ciun.
Klosi pasi ka treguar stoicizem në mbarështimin e mjekrres mund të rikthehet në qeveri aty të vendi i Frides sebashku me Blerinen e cila nuk është çudi të kapë qoshen e Bilalit. Çuçin e ka me fifti fifti ! Margeriti, Olta dhe Manastirliu nuk duken në rrezik. Ato i kanë ikur merisë se Babos si djalli temjanit.
Pas perqafimit që Babo i bëri Taos në ahengun e dates 28 Korrik une mund të mbetem si jetim pa Taon në anë duke u mjaftuar vetem me Joriden gjithnjë e më të heshtur dhe Tonin që mbron me trup Etilden nga zymtesia e shikimeve të opozites!
Mynxyra , mynxyra po na degjojnë veshet! Thonë që Babo do ndryshojë edhe kryetaret e komisioneve e ndozot nuk prek Miminë e Puccinit duke e lënë vendin batall pa gjithë atë madheshti. Fate Velaj po gatitet të vërë flamurin tek shkopi që le bosh Leli. Gjithësa po ndodh të kujton vargun e Homerit ” pse rendni per të vdekur o të mjerë?” ndaj shijoni minutat, oret dhe lutuni që Gushti të mos mbarojë kurrë. Tanimë Babua ju sheh me hallet e shtatorit dhe zhgenjimet e dimrit !!! Një drekë tjeter me zv liderin Mulin kam lënë për në shtator !