MENU
klinika

Ligue 1, Java 4

Ndalet magjia e PSG-së, Neymar nuk mjafton

28.08.2022 - 22:45

Pas tri fitoreve radhazi dhe me një golaverazh mbresëlënës, 17 golave të shënuar dhe 3 të pësuar, PSG është ndalur në shtëpi në javën e katërt të Ligue 1, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Monaco.

Të parët që shënuan ishin mysafirët, me anë të Volland në minutën e 20-të. Kampionët e Francës do vuanin shumë për të gjetur barazimin dhe do ia  dilnin të bënin diçka të tillë në minutën e 70-të.

Kjo ndodhi pas një ekzekutimi perfekt të një penalltie nga Neymar. Braziliani shënoi golin e gjashtë në kampionat në 4 javë, aq sa Haaland në Evropë aktualisht.

“Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne”

Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi