MENU
klinika

Trajneri i boksit: Floriani, publicitet

“Në Shqipëri ka boksierë më të fortë se Marku”

26.08.2022 - 18:03

Zef Gjoni, trajner i Kombëtares së Boksit u shpreh për “Euroneës Albania” se në Shqipëri ka boksierë më të mirë se Florian Marku. Gjoni u shpreh se një nivel më lartë se Marku, janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja.

“Floriani ka gjetur sponsorë për t’i bërë publicitet, por ne kemi boksierë që sot janë në nivel më të mirë se Florian Marku, në Shqipëri, që janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja. Janë specialistë, janë një nivel më lartë se Marku.

Duke marrë parasysh që kundërshtari i Markut në renditjen e tij është i 30-ti në Meksikë, ndërsa në botë është i 260-i, ku është konkurrenca, për çfarë titulli?

Duhet të jetë në vendin e parë ose të dytë e jo me të 2016-s. Kjo ndeshje lë për të dëshiruar. Unë nuk e di se ku ka konkurruar, në cilën federatë, jam i paqartë. Nëse do të diskutohej ndeshja diku të tjetër, do kishte shumë kritika” – u shpreh Gjoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN