Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Uzinën ushtarake të qytetit të Gramshit. Dy shtetas rus kane sulmuar ushtarakët e kësaj uzine.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se tre orë më parë, këta shtetas rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar.
Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.
Njeri prej rusëve është neutralizuar, ndërsa tjetri është arratisur në drejtim të paditur.
Dëshmitarët okularë i thanë Neës24 se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.
Por, sot pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.
Ndërkohë, ata u janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar duke me lëndë kimike në fytyrë dhe trup.
Personat e dëmtuar kanë qenë të shtruar në spitalin e Gramshit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar.