MENU
klinika

6 orë me drita, 2 orë reduktim!

Nis reduktimi i energjisë elektrike në Kosovë

15.08.2022 - 11:12

Nga sot, 15 gusht qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike, ka bërë të ditur Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS).

Reduktimet, sipas KEDS-it, do të nisi nga ora 08:00 dhe konsumatorët do të kenë gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë reduktime.

“Prej nesër, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor”, tha KEDS përmes një njoftimi të dërguar në orët e vona të së dielës.
KEDS u arsyetua se vendimi për reduktime është marrë për shkak se nuk ka mundësi financiare për blerjen e energjisë nga jashtë, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë.

Njoftimi për nisjen e reduktimeve vjen pasi më 9 gusht, KEDS kishte kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të shtrenjtojë tarifat e rrymës.

Muajin e kaluar, KEDS kishte paralajmëruar një dimër “shumë të pasigurt” për shkak të krizës energjetike që ka prekur Evropën.

Në njoftimin e 14 gushtit, KEDS tha se për shkak të rritjes së çmimeve të importit, kjo kompani dhe KESCO vitin e kaluar e kishin përmbyllur vitin me mbi 46 milionë euro humbje./REL/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN