MENU
klinika

Përfshihet nga flakët automjeti në Teqenë e Kulmakut

Nis sot pelegrinazhi në Malin e Tomorrit

20.08.2022 - 11:23

Sot nis Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, ku qindra besimtarë bektashij bëhen pjesë e pelegrinazhit. Një incident ka ndodhur rrugës për në Teqenë e Kulmakut, ku një automjet si pasojë e një defekti në motor ka pësuar djegie por nuk raportohet për të lënduar.

Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert për të pritur pelegrinët, që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët, tualetet, ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.