Pak orë se atletja Luiza Gega të shpallej kampione e Evropës në garën e 3 mijë metrave me pengesa, një tjetër shqiptare mori medaljen e artë, në garën e hedhjes së shtizës.
Fjala është Elina Tzengo (Xhengo), që konfirmoi pritshmëritë, duke i dhënë Greqisë medaljen e katërt të artë në Kampionatin Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Mynih.
Ajo hodhi shtizën 65.81 m në tentativën e dytë, duke përmirësuar rekordin individual dhe duke “vulosur” medaljen e artë në paraqitjen e saj të parë në Kampionatin Evropian të Atletikës!
Ναι Ελλαδαρααααααα!!!Χρυσό στο ακόντιο γυναικών!!!Συγχαρητήρια Ελίνα Τζενγκο 🥇🇬🇷 #teamhellas #Munich20222 #tzengo #Τζενγκο #ελινα #elina #Greece pic.twitter.com/PhA6cdoPWA
— Νίκη Μέρμηγκα ♐ (@Nikh_Mermhgka) August 20, 2022
Tzengo (Xhengo) është cilësuar si pasardhësja e Mirela Manjanit, një tjetër atlete shqiptare që mori medaljen e artë në Evropian po për Greqinë (2002), për ironi të fatit, në Mynih.