MENU
klinika

Mbretëria e Bashkuar merr masat

Oficerët shqiptarë do bëjnë filtrimin e emigrantëve

31.08.2022 - 10:19

Mbretëria e Bashkuar ka nisur të vendosë në zbatim planin e masave për ekstradimin e emigrantëve të paligjshëm që futen në territor nga Shqipëria.

Sipas “Daily Mail”, në pikën kufitare në Dover, do të vendosen efektivë policie të Shqipërisë. Ata do të ndihmojnë forcat vendase përmes verifikimit të të dhënave për emigrantët shqiptarë, nëse rezultojnë të dënuar më parë ose jo.

Departamenti i Drejtësisë në Britani, “Home Office”, u tha se do të priste ditën e djeshme një delegacion nga Policia e Shqipërisë për të finalizuar marrëveshjen e arritur mes dy vendeve disa ditë më parë.

Në fakt, mediat shqiptare dhe opinioni publik nuk ajnë vënë në dijeni të kësaj vizite të delegacionit tonë dhe madje nuk është dhënë asnjë sqarim se si do të operohet me kërkesat e palës angleze që prej kaq kohësh po i mëshojnë çështjes së emigrantëve që shkojnë nga Shqipëria nëpërmjet La Manshit.

Madje autoritetet britanike kanë kohë që bëjnë me dije e të gjithë shqiptarët që shkojnë me gomone do të niseshin për në Ruanda ku u tha se do të mbaheshin ën një kamp, kushtet monstruoze të të cilit u bënë të ditur nga vetë mediat britanike që kanë dalë kundër programit për një deportim të tillë.

MARRËVESHJA

Disa ditë më parë, Ministrja e Brendshme, Priti Patel njoftoi për arritjen e marrëveshjes, ku ndër të tjera sqaroi se kjo do të përshpejtojë procedurat për ekstradimin e shqiptarëve. Nëse emigrantët kërkojnë azil, atëherë do të kryhet verifikimi i të shkuarës së emigrantëve.

Nëse rezultojnë të pastër, ata do të mund të marrin leje qëndrimi, në të kundërt, do të ekstradohen menjëherë në Shqipëri përmes avionëve që do të merren me qira nga “Home Office”.

Tabloidi britanik thotë se Mbretëria e Bashkuar, ka paguar një shumë prej 1 milion paundësh për Drejtorinë e Policisë së Tiranës në mënyrë që ata të përpunojnë informacionet për emigrantët e paligjshëm që ekstradohen.

“Të dhënat biometrike do të na ndihmojnë ne që të identifikojmë çdo shqiptar i cili është në kërkim nga autoritetet vendase”, thotë një burim për median britanike.

Në fakt, prej shumë kohësh u fol për një investim britanik. Ky investim që nuk u përmend kurrë nga autoritetet tona, u tha se ishte hedhur pikërisht për përpunimin e të dhënave nga policia kufitare e Rinasit, nga ku duhej të bëhej edhe pritja dhe përfitimi i këtyre të dhënave për shtetasit shqiptarë, të cilët tashmë po ndiqen këmba këmbës nga vendi ku ata e besojnë si mundësi punësimi dhe ndryshimi të së nesërmes së tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN