MENU
klinika

“Jemi me ju në shpirt”

Osmani uron Zelenskyn në Ditën e Pavarësisë

24.08.2022 - 11:58

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presindetin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

“Letra ime drejtuar Presidentit Volodymyr Zelensky dhe popullit ukrainas në ditën e tyre kombëtare. Ne jemi me ju në shpirt, ne jemi me ju në veprim dhe do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë. Slava Ukraina!”, shkroi Osmani.

Sot, 24 gusht, Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, të shpallur në vitin 1991.