MENU
klinika

"Nuk jam bërë pishman, kam dashur dhe…"

Përdhunoi të miturën bashkë me 4 persona të tjerë, reagon autori

31.08.2022 - 09:56

Përdhunimi i një 11-vjeçareje në Kosovë nga pesë persona ka ngjallur reagime dhe debate të shumta. Shkëlqim Kameri ishte një prej autorëve, i cili një ditë më parë u arrestua nga policia.

Por teksa ndodhej në arrati, Kameri ka shpërndarë një video në të cilën thuhet: Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë, sepse kam dashur dhe i kam bërë.

“Në jetën time ngatërrova të fortin me budallain…sepse të fortët e vërtetë dhe gangsterët nuk dalin kurrë në skenë …rrinë larg…Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë…sepse kam dashur dhe i kam bërë”, thuhet në videon që ai ka shpërndarë.


Ai u dorëzua në polici nga vetë babai i tij ditën e djeshme i cili i shkatërruar u shpreh se 19 vjeçari nuk ka qenë një djalë problematik, por shoqëria me të cilën shoqërohej ka ndikuar për keq.

Më tej ai shtoi se ata jetojnë 8 anëtarë me një rrogë dhe do e ketë të pamundur t’i paguajë të birit një avokat.

“Ma mirë mos qofsha hiç, më mirë me më mbyt mua, mos me qenë gjallë se që jam prind. Unë vetë e kam dorëzuar Shkëlqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shtëpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kam për t’i gjetur avokat, me çfarë ta paguaj, punët ligsht. Me një rrogë 8 anëtarë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN