MENU
klinika

"Ishin 10 të shtëna nga pjesa tjetër"

Policia e Kosovës sulmohet me armë

06.08.2022 - 15:08

Mediat e Kosovës raportojnë se policia e vendit eshte sulmuar me arme zjarri kete te shtune, 6 gusht, gjate nje patrullimi ne Liqenin e Ujmanit.

“Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë.

Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Telegrafi.

Në ndihmë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare.

Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe të hetojë mbi rastin.