MENU
klinika

“Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”

Prapaskenat e largimit të Gledis Nanos

31.08.2022 - 10:24

Tre ditë pasi në media u përfol se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano kishte dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, zyrtarizohet lajmi për shkarkimin e tij.

Gledis Nano nuk është dorëhequr, por shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e dha lajmin pas mbleshjes së qeverisë, më 31 gusht.

Lidhur me motivin që Qeveria kishte për shkarkimin e Gledis Nanos, ministri i Brendshëm tha se kjo bëhet për shkak se nuk i ka poërmbushur objektivat e vendosur si dhe për shkak të situatës së kriminalitetit në vend të krijuar në muajt e fundit.

“Shkarkimi që lidhet me mos përmbushje të objektivave që kishm vënë në lidhje me drejtorin e Përgjithshëm e kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit. Situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit”, tha Çuçi.

Kujtojmë këtu që pas lajmeve që qarkulluan për dorëheqje të tij, Gledis Nano e mohoi këtë gjë.

Më 29 Gusht, për Report TV Nano u shpreh se nuk e kishte ndërmarrë një akt të tillë dhe nuk kishte ndërmend ta bënte as në ditët në vijim.

“Nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”, raportohet të ketë thënë Gledis Nano.

Gledis Nano e mbaji këtë post që prej Tetorit të vitit 2021, ku zëvendësoi ish-kryepolicin Ardi Veliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do e zëvendësojë?

Shkarkohet nga detyra Gledis Nano