MENU
klinika

Refuzimi

Presidenti i klubit të Serie A: Më ofruan 900 mln euro

03.08.2022 - 09:41

E ardhmja e skuadrës së Napoli do të jetë ende në duart e Aurelio De Laurentiis. Të paktën për sa kohë presidenti aktual vijon ende të argëtohet nga ky klub. Duke folur për mundësinë reale të shitjes së Napoli në të ardhmen, ai ka pranuar se ka patur oferta, por i ka refuzuar.

“Kompanitë që dëshirojnë ta blejnë Napoli më kërkojnë shpesh. Në të shkuarën kam refuzuar 900 milionë euro për të shitur ekipin, pasi unë dëshiroj ende të argëtohem. Ne duam të investojmë në mënyrën e duhur”, tha De laurentiis.

“Më kanë ofruar deri në 2 miliardë euro për të gjithë pasurinë time, mes Napoli dhe kompanisë time të filmave FilmAuro. Por nuk dëshiroj të dal që tani në pension. Dua të punoj me ndershmëri për miliona simpatizantë që ky ekip ka në gjithë botën”, tha presidenti i Napolit.

de laurentiis napoli
de laurentiis napoli

“Unë nuk kam luajtur asnjëherë futboll, ndaj qëndroj në dritare me përulësi për të mësuar. Unë bëj detyrën time, trajneri të tijën, këtë gjë bën edhe drejtori sportiv, lojtarët të tyren. Gjithçka në respekt të tifozëve”, tha De Laurentiis.