Luiza Gega, kampionja e Europës që shkëlqeu në Mynih në garën e 3000 metra duke rrëmbyer medaljen e artë është rikthyer këtë të hënë në atdhe. Ajo u prit në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.
Luiza Gega shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila u ngjit në majën e Europës.
“Më është dashur të jetoja larg familjes vetëm për këtë gjë. Ka ndryshuar mbështetja, qoftë nga bashkia dhe nga klubi i Tiranës. Dy vitet e fundit ka ndryshuar shpërblimi për sportin.
Mezi pres të takoj familjen time, nuk kisha mundësi të takoja as mamanë time. Nuk mundesha dot të lija stërvitjen në mal për këtë ëndërr. Nuk do të doja të zgjidhja asgjë tjetër për këtë gjë. Jam shumë e lumtur që sot u shpërblye çdo sakrificë e imja”, – tha Luiza Gega.