MENU
klinika

Edi Oga

Problemi nuk është Noizy!

16.08.2022 - 11:38

Koncert madhështor i Noizyt në Tiranë.

U kënaqën fansat!

U kënaqën pushtetarët që shtuan vota!

U kënaq Noizy dhe organizatorët!

Ata që e zbresin nivelin e diskutimit te personazhi ‘Noizy’, e kanë gabim. Djaloshi është një biznesmen, i cili ka aftësinë të mbushë një boshllëk, të plotësojë nevojat e fansave të tij për zbavitje dhe ‘role model’. Noizy nuk përcakton me paramendim sisteme vlerash moralo-estetike, ai shet ofertën e tij artistike e cila absorbohet nga masat. E vetmja gjë që bën Noizy, është tejkalimi i vazhdueshëm i vetes dhe konkurrencës së tij. Konkurrenca është gjithmonë e më vulgare, kështu që Noizy është i detyruar t’u përgjigjet me të njëjtën gjuhë e madje përtej. Suksesi është i garantuar dhe fansat shtohen, sepse injoranca është gjeneralizuar dhe njeriu ka një prirje të lindur për të përqafuar më shpejt e më fort banalitetet.

Noizy nuk ka asnjë faj.

Noizy ka evoluar. E ka detyruar biznesi. E kanë detyruar turmat.

Noizy – 2011 – “Shooting Star”

“A m’beson kur t’them,

t’kam si yll me fat,

dhe kur bëhet terr,

ti ndriçon në çast”!

Noizy – 2021 – “100 Kile”

Eci ron si 100 kile

“Zbojm transport ner 100 kile

Puna paster nuk ka hile

E bardh a jeshile, e bardh a jeshile, e bardh a jeshile”

Përsa kohë droga “ecën lumë” nën kujdesin e shtetit të pushtetit, Noizy nuk ka asnjë faj për tekstet e tij. Përderisa nuk ka asnjë autoritet që të kontrollojë ato tekste, ai është në të drejtën e tij të recitojë ‘thagma’ të padëgjuara më parë!

Problemi nuk është Noizy…!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN