MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Problemi nuk janë traktatet për armët, problemi është Putin!

04.08.2022 - 11:09

Konferenca e 10-të e rishikimit të Traktatit të Mospërhapjes bërthamore, e cila filloi të hënën në Kombet e Bashkuara, do të nxisë ankesa se qëllimet e traktatit mbeten të paplotësuara, se shtetet e pajisura me armë bërthamore nuk bënë mjaftueshëm për t’i dhënë fund garës së armëve.

Konferenca duhet gjithashtu t’i kujtojë të gjithëve se epoka premtuese e reduktimeve të armëve bërthamore në vitet 1980 dhe 1990 ka mbaruar, ndërsa Kina ka më shumë ambicie sot.

Negociatat për kontrollin e armëve bërthamore mund të kenë marrë fund, por jo domosdoshmëria e tyre.

Traktatet e kontrollit të armëve varen gjithmonë nga vullneti politik dhe besimi i atyre që i nënshkruajnë ato.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, dhe më vonë Federata Ruse, patën një qëllim të tillë të përbashkët dikur. Role shumë të rëndësishëm luajtën liderë si Mikhail Gorbachev dhe presidenti Ronald Reagan, të cilët ndanë aspiratat e përbashkëta se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe nuk duhet të luftohet kurrë.

Edhe para asaj epoke të jashtëzakonshme, kontrolli i armëve ndihmoi në uljen e rrezikut gjatë Luftës së Ftohtë, kur kundërshtarët e superfuqive arritën traktate me njëri-tjetrin.

Por së fundmi ka ndryshuar. Nën udhëheqjen Presidentin Donald Trump, traktati INF përfundoi në vitin 2019 me tërheqjen e SHBA-së për shkeljet e supozuara ruse. Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën edhe nga Traktati i Qiejve të Hapur.

Traktati i ri strategjik bërthamor START me Rusinë u zgjat nga Presidenti Biden, por ai skadon në vitin 2026.

Lufta e pamëshirshme e presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës dhe kërcënimet e tij bërthamore – paralajmërimi i pasojave “të papara kurrë në histori” – kanë shkatërruar besimin . Në Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, Rusia dha garanci për të respektuar sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës në këmbim të heqjes dorë nga armët bërthamore.

Putin thjesht e grisi atë në shkurt. Është e pamundur të imagjinohet ndonjë traktat me Putin që do të fitonte ratifikimin e Senatit.

Por qëllimi i kontrollit të armëve – për të zvogëluar rrezikun dhe për ta bërë botën më të sigurt – është ende i vlefshëm, edhe pse shumë më i vështirë.

Peace activists wearing masks of Russian President Vladimir Putin (L) and newly elected US President Joe Biden pose with mock nuclear missiles in front of Berlin’s landmark the Brandenburg Gate on January 29, 2021 in an action to call for more progress in nuclear disarmament. – The Russian parliament on January 27, 2021 unanimously voted to ratify an agreement to extend by five years a key nuclear pact with the United States that was set to expire soon. Signed in 2010, the New START contract caps to 1,550 the number of nuclear warheads that can be deployed by Moscow and Washington, which control the world’s largest nuclear arsenals. The agreement, which was due to expire on February 5, is seen as a rare opportunity for compromise between Moscow and Washington, whose ties have dramatically deteriorated in recent years. (Photo by John MACDOUGALL / AFP) (Photo by JOHN MACDOUGALL/AFP via Getty Images)

START i ri ofron verifikim dhe kufizime të vlefshme dhe duhet të zgjerohet.

Armët bërthamore taktike ose me rreze të shkurtër nuk janë përfshirë kurrë nga traktati dhe duhet të përfshihen.

Më e rëndësishmja, pavarësisht ngurrimit të saj, duhen bërë përpjekje për ta përfshirë Kinën në negociata.

Ekipi i Biden ka qenë i zënë me rishkrimin e Strategjisë së tij të Mbrojtjes Kombëtare dhe Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.

Kjo ka vonuar publikimin e pritur të një Rishikimi të Qëndrimit Bërthamor të deklasifikuar, një deklaratë e rëndësishme e politikës, strategjisë, aftësive dhe qëndrimit të forcës së armëve bërthamore.

Duhet të dalë së shpejti. Debati publik do të jetë i shëndetshëm. Armët bërthamore nuk janë zhdukur.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtari i lartë britanik jep alarmin

“Armët e avancuara do të na sjellin katastrofën”

Çfarë duhet të presim nga ai?

A do ndërhyjë Biden jashtë kufijve të SHBA?!