MENU
klinika

"Dua të luaj"

Program i ri kombëtar, parqe të mëdha urbane në disa qytete

20.08.2022 - 14:17

“Dua të luaj” është programi i ri kombëtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot një video informuese mbi atë që parashikon ky program për Lezhën.

“Ky është projekti i parkut N’Drin në Lezhë, i cili do të jetë së shpejti në kantier këtë shtator”, shkruan Rama.

Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 Fshatrat”.

Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane nisi në korrik 2014, dhe në kuadër të tij u transformuan qendrat e qyteteve.

Ndërsa në kuadër të programit “100 Fshatrat”, si pjesë e Rilindjes Rurale, investohet në infrastrukturë, agroturizëm, trashëgimi kulturore dhe nxitje të punësimit përmes mbështetjes direkte për sipërmarrjen fermere.