MENU
klinika

Rikthimi që entuziazmon fansat

Projektohet dueli i madh i boksit në prag të Botërorit

22.08.2022 - 14:37

Usyk mbrojti me sukses titujt e tij WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO kundër Anthony Joshua në stadiumin King Abdullah Sport City të shtunën në mbrëmje dhe thirri Fury-n të përballet me të.

‘The Gypsy King’ u tërhoq pasi mposhti Dillian Whyte në prill, por njoftoi se do të kthehej në ring për t’u përballur me Usyk në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas Daily Mail, Team Fury janë aktualisht në bisedime për një duel për të bashkuar titullin e Fury-t në peshën e rëndë në ËBC me Usyk, të cilat mund t’i sjellin atij deri në 50 milionë paund nga një paketë ndeshjeje prej 150 milionë paund.

Dhe kjo pritet të ndodhë një ditë para finales së Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet në Katarin fqinj. Princi Mohammad Abdulaziz, i cili shërben si ministër saudit për sportin, shpjegoi: “Ne jemi shumë të interesuar në duelin për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Ne po kërkojmë ta bëjmë këtë në qytetin e Riadit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN