MENU
klinika

Çfarë tha në Polici shënjestra e sulmit

Pronarit të dy bizneseve i hidhet tritol në shtëpi. Zbardhet dëshmia

29.08.2022 - 09:23

Sulmohet me lëndë plasëse banesa e pronarit të një biznesi të vogël në Krujë, duke rikthyer shpërthimet e shumta me tritol në këtë zonë, krahas atentateve me armë zjarri.

Shënjestër e sulmit me lëndë plasëse ishte banesa e shtetasit, Altin Keqi. Policia bëri të ditur se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, kryesisht në pjesën e çatisë së shtëpisë.

Sulmi më eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa familja e biznesmenit ndodhej më banesë. Shpërthimi ka shkaktuar panik jo vetëm te familja Keqi por edhe tek fqinjët. “Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen ‘Borati’, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton Policia. Në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor dhe nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

HETIMET

Fillimisht grupi hetimit ka mbledhur provat materiale dhe më pas ka marrë në pyetje biznesmenin dhe familjarët e tij nëse kanë konflikte me persona të tjerë. Si biznesmeni ashtu edhe të afërmit e tij kanë mohuar të kenë probleme të hapura ndërsa dyshojnë se sulmi ka ardhur nga konkurrentët në biznes.

“Nuk kam konflikte me asnjë person. Shikoj punën time, por të tjerët nuk paskan parë punën e vetë. Personalisht por edhe familjarët e mi s’kemi pasur shqetësime. Nuk e di, nuk dyshoj te asnjë. Nuk di ca të them.

Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe ka shkaktuar panik më familje. Shpresoj që policia të mundë të zbardhë këtë ngjarje dhe të vërë në pranga autorin apo autorët. Ja lë në dorë Policisë”, ka deklaruar ndër të tjera biznesmeni Keqi.

DYSHIMET

Mësohet se Altin Keqi është pronar i dy serviseve të celularëve në Krujë dhe Fushë Krujë. Ai nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri. Paraprakisht dyshohet se tritoli është vënë për shkak të konkurrencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërsa mësohet se një numër i madh personash janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dhe më pas janë lënë sërish të lirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN