MENU
klinika

Nga BBC

Pse vizita e Pelosit në Tajvan, është shqetësim për SHBA-në?

03.08.2022 - 11:54

Plani i përfolur i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi për një udhëtim në Tajvan ka zemëruar Kinën dhe e ka lënë Shtëpinë e Bardhë me një dhimbje koke gjeopolitike. Sa problem i madh është ky?

Kina ka paralajmëruar për “pasoja të rënda”. E dyta në radhët e presidencës, pas zëvendëspresidentit, Pelosi ishte politikania më e lartë amerikane që shkoi në ishull që nga viti 1997.

Kjo e zemëroi Kinën, e cila e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur që duhet të bëhet pjesë e vendit. Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për ta arritur këtë.

Javën e kaluar, presidenti Joe Biden u tha gazetarëve “ushtria mendon se nuk është një ide e mirë”, por Shtëpia e tij e Bardhë e ka quajtur retorikën kineze kundër çdo udhëtimi të tillë “qartësisht të padobishme dhe jo të nevojshme”.

A man uses a magnifying glass to read a newspaper headline reporting on U.S. House Speaker Nancy Pelosi’s Asia visit, at a stand in Beijing, Sunday, July 31, 2022. Pelosi, confirmed Sunday she will visit four Asian countries this week but made no mention of a possible stop in Taiwan that has fueled tension with Beijing, which claims the island democracy as its own territory. (AP Photo/Andy Wong)

Ndërsa SHBA ruan atë që ajo e quan një “marrëdhënie të fuqishme, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka lidhje zyrtare diplomatike me Kinën, dhe jo me Tajvanin.

Udhëtimi i Pelosit, vjen gjithashtu në mes të tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit – dhe pas një telefonate të shumëpritur midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping.

Si mund t’i përshkallëzojë tensionet udhëtimi?

Në kongresin e saj të partisë, që pritet më vonë këtë vit, Partia Komuniste Kineze do të zgjedhë Xi për një mandat të tretë si udhëheqës i vendit.

Presidenti Biden – i cili foli për herë të fundit me Presidentin Xi në mars – ka thënë se do të flasin përsëri përmes telefonit në ditët e ardhshme, për një sërë temash duke përfshirë Tajvanin dhe “çështje të tjera tensioni”.

Thirrja vjen pasi zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për një ngritje ushtarake kineze në rajonin Azi-Paqësor dhe “sjellje agresive dhe të papërgjegjshme” në Detin e Kinës Jugore.

Kërcënimet për hakmarrje për vizitën e Pelosit kanë ngritur shqetësime për reagimin e mundshëm të Kinës.

Kur Sekretari i atëhershëm i Shëndetësisë i SHBA, Alex Azar fluturoi në Tajvan në vitin 2020, avionët e forcave ajrore kineze kaluan mbi ngushticën eTajvanit.

Javën e kaluar, ish-redaktori i gazetës shtetërore të Kinës Global Times sugjeroi se një “përgjigje tronditëse ushtarake” mund të jetë shumë e pritshme.

Deri më tani, politika e Uashingtonit për “paqartësi strategjike” ka nënkuptuar që SHBA ka qenë qëllimisht e paqartë nëse ose si do ta mbronte Tajvanin në rast të një sulmi në shkallë të gjerë në ishull.

Burimi: BBC

Përktheu dhe përshtati: Konica.al