MENU
klinika

“Mos i bini telefonit se ra zjarr”

Rama mbledh drejtuesit e bashkive: Gushti do jetë sfidues

01.08.2022 - 12:55

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Pushtetit Vendor, lidhur me gatishmërinë dhe masat e emergjencave civile mbi situatën e zjarreve në këtë sezon veror.

Rama paralajmëroi krerët e bashkive se të 28 mijë kilometrat e Shqipërisë rrezikon nga zjarret dhe muaji gusht do të jetë tepër sfidues, ndaj kërkoi të angazhohen maksimalisht në terren dhe mos të kërkojnë në çdo rast helikopterin nga ministria.

FJALA E RAMËS:

Zjarret janë një problem serioz. Arsyeja kryesore pse jemi këtu bashkë është se nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Emergjencat Civile. Sepse mbrojtja civile është përgjegjësi e të gjitha niveleve të pushtetit. Edhe e nivelit qendror por edhe atij vendor. Dhe disa Bashki tregojnë se është kështu. Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive dhe nuk bën thjesht ngritjen e telefonit dhe thotë shiko se kemi zjarr këtu hajde ngrini helikopterin. Por kjo historia e helikopterit duhet kuptuar mirë, se reagimi është i përshkallëzuar dhe në të gjithë botën fillon nga niveli i ulët vendor. Fillon nga ata punëtorët vendor që nisin punën kur ka emergjenca.

 

 

Dëmi që krijohet ju e keni parasysh vetë. Digjen me një zjarr më shumë seç mbillen me vite ndaj duhet të jemi në laert gjithë kohës. Infrastruktura e ujitjes, kullimit, digat e rezervuarve, të gjithë ato pjesë të investimeve parandaluese, mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore nuk është e gjitha. Kjo ka të bëjë me përmbytjet, falë angazhimit edhe të një sërë kryetarësh bashkish, ku shembulli është kryebashkiku i Fierit me një punë titanike, që përmbytej edhe në zonën e qytetit.

Gushti do të jetë shumë sfidues, ndaj duam që jo disa po të gjithë të jenë të angazhuar. Këtu të 28 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë janë në rrezik nga zjarret dhe të gjitha bshkitë duhet të jenë të gatshme për reagimin e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mediat greke mbi vizitën e Erdogan në Tiranë

“Rama mos të harrojë se kush ia mbron hapësirën ajrore”