MENU
klinika

"76 mijë amerikanë, në 7 muaj"

Rama publikon udhëtimin e dy blogerëve

16.08.2022 - 13:16

Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka përshkruar shkurtimisht udhëtimin e dy blogerëve kanadezë në vendin tonë. Shoqëruar me pamjet e Lumit të Shalës dhe Liqenit të Komanit, Kryeministri Rama thekson se Shqipërinë e kanë vizituar 76 mijë vizitorë amerikanë në 7 muaj. Rama shton se rritje të turistëve kanë pasur edhe ata nga Kanadaja.

Rama publikon udhëtimin e dy blogerëve: Në Shqipëri kanë ardhur 76 mijë vizitorë amerikanë në 7 muaj

“Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike. 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë. E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas spanjollëve dhe britanikëve

Rama publikon shifrat e turistëve francez


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë