MENU
klinika

Konferenca me kryeministrin e Luksemburgut

Rama pyetet për hetimin e SPAK ndaj Metës, ja përgjigja e tij

26.08.2022 - 12:40

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, u pyet dhe për hetimet e SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Kryeministri Rama tha se politika e brendshme nuk është një fushë ku mund të përfshijë miq që janë të pranishëm dhe për t’u nderuar, ndërsa shtoi se nuk flet kurrë në prezencë të miqve për çështje të politikës së brendshme dhe se ky është parimi i tij.

“Unë nuk flas kurrë në prezencë të miqve për çështje të politikës së brendshme ky është parimi im. Politika e brendshme nuk është një fushë që na takon ne si mikpritës të përfshijmë miq që jemi këtu për ti nderuar. Nuk flitet në gjuhë të huaj për probleme të politikës së brendshme për kundërshtarë politikë, për akuza dhe kundërakuza.”, tha ai.