Edy Reja, ish-trajneri i Napolit dhe tani trajner i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, ka folur në “Kiss Kiss Napoli” gjatë transmetimit të “Radio Goal”:
“Kemi pasur një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë me Shqipërinë dhe menjëherë vura re se Kvaratskhelia ishte shumë i fortë, ai e kapërcen sistematikisht markuesin e parë. Ndaj tij duhet të aplikosh gjithmonë markim të dyfishtë”.
Një parashikim i trajnerit tonë kuqezi edhe për edicionin e ri të Napolit në Serie A, i cili ka pak që ka startuar: “Është shpejt për të gjykuar, por konstatoj entuziazmin e duhur. Napoli u përball me dy skuadra inferiore në letër. Fillimi i mbarë dhe disa përforcime të shkëlqyera më bëjnë t’i vendos ‘Azzurri’ menjëherë pas Milanit dhe Interit në listën e favoritëve”.
Disa fjalë edhe për Spalletti: “Pas nënshkrimeve dhe fillimit të mbarë, entuziazmi është shumë i lartë, pjesëmarrja në stadium është e mirë. Sidoqoftë, duhet thënë se Spalletti ka të drejtë që ‘hedh ujë në zjarr’ (apelon kundër euforisë), sepse rruga është ende shumë e gjatë”.
Një vlerësim për merkaton e skuadrave italiane kësaj vere: “Kvaratskhelia dhe De Ketelaere janë perspektivat më interesante të Serie A”.
Trajneri ynë kuqezi zbulon se i ka sugjeruar një futbollist të kombëtares shqiptare Napolit: “E përgëzova drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli, i kisha rekomanduar edhe Brojën, por Giacomo Raspadori, një futbollist që më vonë iu bashkua Napolit, është shumë i fortë”