MENU
klinika

Zyrtarizimi

Roma godet me blerjen e sulmuesit të Italisë

28.08.2022 - 17:22

Roma ka zyrtarizuar afrimin e një sulmuesi. Klubi kryeqytetas ka siguruar firmën e Andrea Belottit. Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, teksa klubi para pak minutash bëri njoftimin zyrtar.

28 vjeçari italian lë Torinon pas shumë sezonesh atje. Transferimi i tij te Roma ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Mourinho, i cili e donte me patjetër në skuadër.

Drejtuesit e klubit kanë bërë një merkato të kënaqshme, me futbollistë si Ëijnaldum dhe  Dybala që i kanë shtuar akoma më shumë cilësinë ekipit. Belotti do debutojë me gjasë ndaj Monzës, të martën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN