Duket se Cristiano Ronaldo po kalon disa nga ditët më të vështira në karrierën e tij. Portugezi është në kërkim të një skuadre që të luajë sërish në Ligën e Kampionëve, por duket se asnjë klub nuk është i interesuar për shërbimet e tij.
Siç raporton “The Times”, 37-vjeçari kësaj radhe është refuzuar edhe nga Sportingu i Lisbonës. Trajneri i skuadrës portugeze, Ruben Amorim, ka dal menjëherë kundër një rikthimi të mundshëm të Ronaldos dhe ka kërcënuar klubin se, nëse do të dërgohej një ofertë drejt sulmuesit veteran, ai do të jepte dorëheqjen.
Kështu situata me Ronaldon vazhdon të jetë në pikëpyetje, duke parë dhe së fundmi as Erik Ten Hag nuk e do më në skuadër, ku është parë ta ketë nisur nga stoli dy ndeshjet e fundit të Manchester United në kampionat.