Emigrantët shqiptarë po mashtrohen nga trafikantët e qenieve njerëzore për të kaluar në Kanalin e La Manshit përpara se kryeministri i ardhshëm i Britanisë të marrë detyrën.
Daily Mail informon se shqiptarët janë mashtruar nga klandestinët të cilët u kanë thënë se një udhëheqës i ri do të ndalojë të gjitha kalimet me patrulla, duke ulur gjithashtu tarifat e tyre nga 10.000 paund në 2.000.
Deputetët u kanë kërkuar ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë, pas një rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin varka të vogla për të hyrë në Britani.
“Shifrat e zbuluara kanë zbuluar se emigrantët nga vendi ballkanik, një anëtar i NATO-s që dëshiron të anëtarësohet në BE, tani përbëjnë katër në dhjetë të emigrantë që hynë në Britani nga Franca veriore”, raporton media brianike.
1075 shqiptarë të mbërritën në Britaninë e Madhe me gomone dhe varka të vogla brenda gjashtë javëve deri më 12 korrik.
Ata përbëjnë 37.5 për qind të të gjithë emigrantëve që hyjnë në në Britani me varka të vogla nga trafikantët gjatë kësaj periudhe, duke eklipsuar të gjitha kombësitë e tjera duke përfshirë afganët, iranianët, irakenët dhe sirianë.
Mbështetësit konservatorë i bënë thirrje kryeministrit të ardhshëm që të veprojë urgjentisht. Natalie Elphicke, deputete konservatore për Dover, tha: “Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në MB me varka të vogla nuk po ikin nga lufta apo persekutimi, ata janë emigrantë ekonomikë. Ky është kriminalitet flagrant dhe nënvizon urgjencën për të vazhduar planin e Ruandës dhe skema të ngjashme.”
Tom Hunt, deputeti konservator për Ipsëich, tha se shifrat tregojnë pse është kritike që qeveria të të prezantojë skemën e Ruandës’, duke shtuar: “Ne duhet ta çojmë deri në fund këtë farsë. Legjislacioni për të realizuar skemën e Ruandës duhet të jetë në krye të “tavolinës” kur Parlamenti të kthehet pas pushimeve verore.”
Sekretarja e Brendshme Priti Patel shtoi: “Askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë e kësaj qeverie për të thyer modelin e biznesit të trafikantëve.”
Një burim në fushatën udhëheqëse të Liz Truss tha: “Ajo ka një plan për të zgjeruar forcën kufitare, për të siguruar që Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut të funksionojë për Britaninë dhe të reformojë ligjet moderne të skllavërisë që po abuzohen. Nevoja për parandalim është thelbësore, prandaj ne do të sigurojmë që marrëveshja e migracionit me Ruandën të funksionojë dhe të shikojmë të arrijmë marrëveshje të tjera.”
Një zëdhënës i fushatës së Rishi Sunak tha se ndalimi i kalimeve do të ishte një përparësi kryesore për të, duke shtuar: “Është krejtësisht e papranueshme që emigrantët nga vendet paqësore, si Shqipëria, po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”.
Numri i shqiptarëve që mbërritën me varka të vogla në periudhën gjashtëjavore, të dhënat e fundit zyrtare e vendosin vendin shumë më poshtë në tabelën e të ardhurve.
Richard Tice, nga Reform UK, tha: “Nëse këta njerëz nuk po ikin me të vërtetë për të shpëtuar jetën e tyre, atëherë nuk i takon taksapaguesve britanikë t’i mbështesë”.