MENU
klinika

Sfida në Arabinë Saudite

Sa fituan Usyk dhe Joshua nga dueli i fundit

21.08.2022 - 11:50

Pavarësisht se njëri u shpall kampion (Usyk) Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk kanë fituar mbi 35 milionë euro secili për ndeshjen e tyre të unifikuar të titullit në peshën e rëndë që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.

Zyrtarët e Arabisë Saudite kanë ndarë rreth 77 milionë euro për të organizuar ndeshjen e peshave të rënda, me dyshen që do t’i ndajë paratë 50-50.

Herën e fundit që Joshua shkoi në Lindjen e Mesme për të luftuar në Riad, ai fitoi shumë më shumë se Andy Ruiz Jr, i cili ishte kampion në fillim të duelit, për shkak të kontratës së tyre fillestare dhe klauzolës së revanshit.

Por për shkak se Usyk ishte një sfidues i detyrueshëm për rripat e Joshuas kur u takuan në shtator, Eddie Hearn dhe Matchroom Boxing kishin më pak kontroll mbi ndarjen e pagesës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN